"Janë komunistë akoma", Marku përplaset me Ristanin për Bashën: Po biem në kurthin e Ramës...

Politikë

"Janë komunistë akoma", Marku përplaset me Ristanin

Deputeti i zgjedhur i Lezhës, Mark Marku u përfshi në debate me ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani në lidhje me debatin e shpërthyer së fundmi për zgjedhjet brenda kësaj partie.

Marku tha se ishte kundër vendimit për votimin e kreut të ri të PD-së më 13 qershor, pasi sipas saj, kjo i shërben Edi Ramës.

Debati në Opinion:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marku: Unë nuk do bëj këta që 8 vjet kanë heshtur.

Ristani: Unë kam folur edhe më përpara. Por ti nuk ka qenë aty më përpara.

Marku: Këtë statut e keni bërë dhe tani dilni kundër statutit që keni bërë vetë. Lulzim Basha ka 8 vjet kryetar dhe nuk kam dëgjuar kritika nga ju, as Bujar Nishani, as Bardh Kadilli.

Ristani: Kur humb disa herë resht çfarë duhet të bëjë një kryetar.

Marku: Ka të drejtë të japi dorëheqjen, mund të mos e bëjë.

Ristani: Në 2017-n e ngriu. Tani as ngriva-shkriva nuk e bëri.

Marku: Sipas këtij parimi, kryesia, këshilli kombëtar, nënkryetar, sekretar duhet të japin dorëheqjen. Atëherë pse i kërkohet vetëm Bashës. Unë jam kundër vendimit që kanë marrë këta për zgjedhje më 13 qershor sepse biem në kurthin e Ramës. Kur u vërtetua në Itali, që Juventus komprometonte arbitrat, u pezullua kampionati. PD duhet t’i nënshtrohet një procesi të gjatë reflektimi. Një forcë politike do të duhet të reflektojë dhe të fillojë seriozisht për marrëdhëniet me shoqërinë, shtetin. Këta janë futur në një garë që po zihen për postin e kryetarit.

Ristani: Kush po zihet për postin e kryetarit?!

Marku: Këtu është çështja e opozitës.

Ristani: Këta nuk pranojnë as konkurrencën në PD. Atij i mbaron mandati dhe nuk pranojnë. Janë komunistë akoma. Ti nuk pranon garën brenda partisë.

Marku: Mos fol se nuk po flet me ata që ti flet zakonisht.

ME TE LEXUARAT