“Jam kryeministër edhe i komunitetit serb”/ Kurti vendos ‘kusht’: I gatshëm të takohem me Vuçiç vetëm nëse...

Politikë

“Jam kryeministër edhe i komunitetit serb”/ Kurti vendos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga forumi “GLOBSEC” në Bratislavë është shprehur se është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç nëse SHBA dhe BE e organizon.

Ai ka shtuar se duhet një dialog më i intensifikuar dhe jo vetëm takime të nivelit të lartë njëherë në dy muaj.

Kurti është shprehur se i pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, duke shprehur se ai do t’i mbrojë ata pasi është kryeministër edhe i tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në këtë çështjen e binarëve, na duhet një tren më i shpejtë, na duhet dialog i intensifikuar, jo takime njëherë në dy muaj.

Nëse BE dhe SHBA organizon takim me Vuçiç jam shumë i gatshëm, sepse më pëlqen marrëveshja, duke përfshirë edhe vetëmenaxhimin e bashkësisë serbe, sepse dua t’i mbroj serbët, jam kryeministër edhe i tyre.

Dua të angazhohem me komunitetin serb për të drejtat e tyre.Ata duhet të jenë përfituesit  e fundit. Për me diçka, nuk mund ta kompesoj Vuçiç për humbjen që Serbia si shtet ka pësuar për shkak të krimeve të regjimit të Milloshevicit, por jam këtu për të siguruar që serbët t’i gëzojnë të gjithë të drejtat” tha Kurti.

Në lidhje me faktin nëse ekziston ende një urrejtje nga të dyja anët në lidhje me atë ç’ka ndodhur më parë, Kurti tha ka ende plagë të hapura dhe se në lidhje me të pagjetur, kjo çështje të trajtohet me prioritet edhe në implementim, pas miratimit të një deklarate mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë më dy maj.

“Më 2 maj bashkë me Vuçiç, përfaqësuesin Borrel dhe të dërguarin Lajçak kemi miratuar një deklaratë për personat e pagjetur dhe unë besoj se ky është një fillim i mbarë për të arritur pajtimin.

Por sërish, kemi një marrëveshje të cilës i duhet implementimi. Dy janë pikat kyçe aty,  e para është të përdorim teknologjinë për të zbuluar varrezat masive dhe duhet të hapim arkivat.

Plagët janë të hapura ende. Njerëzit janë në akth, sidomos gjatë sezonit të pranverës, sepse në atë kohë kanë ndodhur masakrat.

Kemi ende 1617 persona të pagjetur ende. Ky lloj ankthi dhe hidhërimi janë edhe më të mëdha sesa zija dhe dëshpërimi.

Për këtë kemi dhënë urgjencë në dialogun tonë në Bruksel. Shpresoj që do ta trajtojmë me prioritet shumë të lartë edhe në implementim” u shpreh kryeministri i Kosovës.

ME TE LEXUARAT