Ilir Beqaj nuk përmbahet: Keni 7-8 muaj që më akuzoni si hajdut! Vokshi: Unë kam 10 vite!
Ish ministri Beqaj kërkoi edhe një herë ta bëjë deklaratën me poëer point. Dhe për këtë kërkoi sipas ligjit shtoi ai që komisioni të marrë vendim. Por kjo nuk u pranua nga kryetarja Vokshi.
Beqaj: 7-8 muaj më keni akuzuar për hajdutë.
Vokshi: Kam 10 vjet jo 7 muaj. SPAK ka 7 muaj.
Beqaj:Sot filloni të merreni jam pak i mençur, gjys i mençur, jam për tu përgjigjur. Ligji më njeh të drejtën e një deklarate të kontekstualizuar. Dua ta ilustroj me mjete. Ju nuk e dini çfarë kam bërë. Nuk e dini pa e parë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Për të patur mundësinë për deklaratën e kontekstualizuar. Fillojnë më herët këto ngjarje që në 2009. Kur një ministër e bleu centralin dhe e la në qese. Në bazë të nenit 2 pika 7, thotë vendim i ndërmjetëm është vendim i marrë në çdo fazë të hetimit, të pyetjes së dëshmitarëve.
Vokshi: E ka rrëzuar gjykata Kushtetuese. A do flasësh për të drejtat e tua apo të drejtat e komisionit.
Beqaj: Bëmë një kërkesë. Ka një nen më poshtë që tregon si merret ky vendim. Më jepni një vendim për kërkesën, vendimin e merrni ju. Këtë që lexova. Një deklaratë që dua ta ilustroj me foto dhe video.
Vokshi: Do bëni deklaratën? Nëse nuk e bëni do filloj me pyetjet. Zoti Beqaj do e bëni deklaratën?
Beqaj: Do ta bëjmë deklaratën siç do më mundësoni. Fillimisht kam bërë një kërkesë.
Vokshi: Nuk e lejon ligji. Po humbni kohë kot.
Beqaj: E kam lexuar ligji dhe nuk i jep të drejtë kryetarit të marrë një vendim të ndërmjetëm.
Vokshi: Ja ka lënë Gjykata Kushtetuese këtë vendim të ndërmjetëm pakicës.