I dha telefonin Erion Veliajt gjatë transferimit nga burgu në gjykatë, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve!
Lajmifundit
/
18 Mars 2025, 20:14
Politikë
Ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga Apeli i GJKKO, një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij.
Sipas SPAK, telefonin Veliaj e ka përdorur që të bënte telefonata gjatë gjithë rrugës nga Durrësi drejt kryeqytetit.
Gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.
“E bëra nga frika“, është shprehur ai.
Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e bashkisë së Tiranës.