Himarë, voton Gjikuria: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes
Edhe kandidati i opozitës, Petro Gjikuria ka votuar këtë të diel ne Himare, ku kerkon mbeshtetjen e qytetareve per tu zgjedhur kryebashkiak.
"Nëse nuk do të fitoni, do të pranoni ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të prisni biletën për të shkuar drejt SHBA", u pyet kandidati demokrat.
Gjikuria: Kjo është një ditë feste le ta festomë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës.