Heqja e mbishkrimeve shqip, Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit

Politikë

Heqja e mbishkrimeve shqip, Mickoski: Pjesë e planit për

Kryeministri i RMV Hristijan Mickoski ka deklaruar se heqja e mbishkrimeve në shqip nga tabela në pikën kufitare Bllacë është pjesë e një plani për destabilizim të vendit. Ai thekson se përgjegjësia për këtë veprim nuk i përket ndonjë institucioni të veçantë, por përbën një veprim të struktura kriminale që për vite me radhë janë pasuruar në dëm të qytetarëve. Mickoski sugjeron se këto veprime janë rezultat i panikut nga disa grupe që janë të shqetësuar për afrimin e hetimeve ndaj tyre.

“Nuk mund të identifikoj një institucion të veçantë përgjegjës për këtë, sepse nuk besoj se është një institucion i caktuar, por është pjesë e një plani për destabilizim nga struktura kriminale që kanë përfituar përmes aktiviteteve të paligjshme në kurriz të qytetarëve.

Kriminelët politikë që kanë manipuluar me institucionet, kanë ndarë licenca për video-lotari të paligjshme dhe lotari online, tani janë të frikësuar pasi hetimet po i afrohen. Këta individë, të cilët ndihen të kërcënuar, përpiqen të destabilizojnë shtetin, por nuk do të kenë sukses,” u shpreh Mickoski.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, Arben Taravari nga VLEN ka kritikuar dramatizimin e rastit, duke theksuar se heqja e mbishkrimeve në shqip ishte një manovër për të shpërqendruar opinionin nga vendimi i Gjykatës së Apelit që kishte rikthyer vulat e partisë së Taravarit. Sipas tij, një arsye tjetër për këtë defokusim ishte konferenca e njëjtës ditë ku u shpalosën parregullsi nga ish-funksionarët e BDI-së.

“Rasti është dramatizuar pa arsye. Heqja e tabelave ishte një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nga parregullsitë që u zbuluan në konferencën për shtyp. Tabela ishte ndryshuar me urdhër të ish-drejtorit të ndërmarrjes për rrugë publike dhe tani është rikthyer në përputhje me standardet. Përsëri, tabela e re do të jetë në tri gjuhë,” tha Taravari.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga opozita shqiptare, të shtunën u bë e qartë se tabelat e reja që kishin hequr mbishkrimet në shqip janë zëvendësuar sërish me ato që përfshijnë edhe gjuhën shqipe. Reagimi i opozitës dhe veprimet e ndjekshme kanë sjellë rikthimin e tabelave në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet shumëgjuhëshe.

ME TE LEXUARAT