Hapja e negociatave, qeveria optimiste: Të enjten mirëpresim lajme të mira

Politikë

Hapja e negociatave, qeveria optimiste: Të enjten mirëpresim lajme

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali është shprehur optimiste për hapjen e negociatave nga BE ditën e enjte.

Në një intervistë për A2CNN, Spiropali tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, por sipas saj deri tani është “djegur” për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha gjasat janë. Por kohë nuk është sot, koha ishte dje, koha ka qenë edhe më parë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e V4riut.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Duket se ka një kompromis dhe një zgjidhje politike të propozuar nga Franca për Maqedoninë e Veriut dhe për Bullgarinë. Ne po e mendonim seriozisht aplikimin për ndarjen nga Maqedoia e Veriut, por presim një zgjidhje sa më parë për këtë çështje. Ne jemi gati.

Shqipëri i ka kryer të gjitha detyrat dhe e mirëpresim të enjte”, tha Spiropali.

ME TE LEXUARAT