Hapja e grup-kapitullit të ri, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.
Sipas tij ky është një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027.
Reagimi i plotë:
Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim. Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin.
Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur, një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027.