“Guxim i të paturpit”, Rama: Nëse proteston që të mos largohen flamingot, s’mund të kërkosh të largohet qeveria!

Politikë

“Guxim i të paturpit”, Rama: Nëse proteston që

Kryeministri Rama tha se Shqipëria sot ka një regjistër të përditësuar të shpendëve dhe kafshëve dhe se, sipas tij, numri i tyre është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

Rama u shpreh se specie të ndryshme, përfshirë flamingot dhe pelikanin kaçurel, janë rikthyer në vend dhe po shumohen në habitatet e tyre natyrore, duke e lidhur këtë zhvillim me ndalimin e gjuetisë për një periudhë 10-vjeçare.

Ai tha gjithashtu se institucionet kanë inventar të plotë të biodiversitetit dhe se, sipas tij, në të kaluarën disa specie janë zhdukur si pasojë e gjuetisë dhe shfrytëzimit të pakontrolluar të territorit, përfshirë edhe prerjen ilegale të pyjeve dhe trafikimin e drurit.

Rama tha se nëse shqetësimet lidhen me projekte si Sazani apo Zvërneci dhe biodiversitetin, sipas tij, duhet të ketë dialog me ekspertë dhe institucione, ku të shpjegohen qartë projektet dhe qëllimet e qeverisë.

“Sot kemi regjistër të shpendëve dhe kafshëve në Shqipëri, sot është shumëfishuar. Pse u kthyen flamingot, pse pelikani kaçurel vendosi të lindë fëmijët në Shqipëri, sepse u ndalua për 10 vjet gjuetia. Ne kemi inventarin dhe këto i dimë, të gjitha institucionet i dinë.

Shumë specie ishin zhdukur nga kriminelët që i vrisnin ujqërit për sport. Territore ku dëgjoheshin vetëm sharrat dhe kur hynin dhe dilnin trajlerat me dru që nxirreshin jashtë ose që hidheshin për t’u përdorur në mënyrë ilegale dhe shiteshin pa asnjë faturë, pasuroheshin një rrjet kriminelësh, dhe u desh PS që të ndalonte 10 vjet shfrytëzimin e pyjeve.

Po qe se ajo protestë është shqetësim për Sazanin, Zvërnecin dhe biodiversitetin, minimumi është të nxjerrësh një grup njerëzish dhe të thuash: ulu me këta njerëz, këta janë ekspertë, trego nga A në Zh çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndërmend të bëjë qeveria.

Nuk ka negociata, largohu. Nëse je në protestë që të mos largohen flamingot, nuk mund të kërkosh të largohet qeveria. Ky është minimumi jetik. Vjosa Narta nuk kane lidhje me projektin, ehste guxim shume i madh, guximi i atij që nuk ka turp. Nëse nuk ke turp përpara të vërtetës dhe manipulon të tjerët e shkon lart e më lart, është dicka që mund ta bësh por duhet të dish që me Ramën dhe PS nuk funskionon.”

ME TE LEXUARAT