Gjyqtarja e GJK kërkon tërheqjen nga çështja e Berishës për së dyti, Kushtetuesja e refuzon sërish

Politikë

Gjyqtarja e GJK kërkon tërheqjen nga çështja e

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, ka kërkuar sërish dorëheqjen nga trupa gjykuese që po shqyrton kërkesën për heqjen e masave të sigurisë për kreun e PD, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Mallezi.

Kjo kërkesë është bërë pas disa ditësh që kur Xhaferllari ishte e përfshirë në shqyrtimin e çështjes, e cila ka të bëjë me masat që janë vendosur ndaj dy të pandehurve nga SPAK.

Berisha dhe Mallezi kanë depozituar kërkesa për heqjen e masave të sigurisë, dhe ky është një nga çështjet që është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas raportimeve Xhaferllari, e cila është bashkëjetuese me deputetin Enkelejd Alibeaj, kërkoi për të dytën herë të largohej nga trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën e Berishës dhe Mallezit.

ME TE LEXUARAT