Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Yuri Kim: Hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi

Politikë

Gjykata e Lartë me 8 anëtarë, Yuri Kim: Hap i

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thotë se dekretimi i gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i 8-të i Gjykatës së Lartë është një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim paralajmëron se së shpejti do të emërohet dhe i 9-ti.

Më tej ajo shkruan se me emërimin e anëtarit të 10-të, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“”Hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e reformës në drejtësi: gjyqtari i 8-të është emëruar në Gjykatën e Lartë, dhe i 9-ti do të ndjekë së shpejti. Sapo i 10-ti të emërohet, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të emëruar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë në Drejtësi dhe Presidencës që e bënë këtë të mundur” – shkruan Kim në Twitter.

Sot Presidenti Ilir Meta ka dekretuar si gjyqtar të Gjykatës së Lartë Artur Kalajën. Me emërimin e këtij të fundit Gjykata e Lartë bëhet me 8 anëtarë.

ME TE LEXUARAT