GJKKO e la në qeli, Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e Durrësit

Politikë

GJKKO e la në qeli, Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e

Pasi Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ai është dërguar me furgonin e policisë në paraburgimin e Durrësit.

Më herët gjykata verifikoi kushtet e masës se arrestit për Veliajn, teksa ndryshoi masën arrest shtepie për bashkëshorten e tij, duke e lënë në detyrim paraqitje Ajola Xoxen.

Në paraburgimin e Durrësit, Erion Veliaj do të gjejë dhe ish-ministrit Ilir Beqaj i cili prej disa muajsh ndodhet pas hekurave për abuzim me fondet e SASPAC.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Debati ne gjyq mes Veliajt dhe Prokurorit:

Gjatë seances ne Gjykate, Veliaj ka pasur një debat të fortë me prokurorin e çështjes, Olsi Dado, të cilin e ka akuzuar indirekt për përndjekjen e gruas së tij.

GJKKO e la në qeli, Erion Veliaj dërgohet në paraburgimin e

Veliaj tha se Dado i ka kërkuar Veliajt një leje ndërtimi dhe ka mbetur i pakënaqur, por e vërteta është që prokurori nuk figuron të ketë firmë ndërtimi, por në një pronë të tij, është ndërtuar një objekt nga investitorë të tjerë.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Nuk e kam të qartë pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. Nëse i kam hyrë në hap dikujt, ajo ka qenë familja ime.

Kam punuar jo vetëm gjatë javës, por edhe gjatë fundjavës dhe ditës së festave. Njerëzit që punojnë bëhen objekt sulmi dhe gjenden në situatën që unë jam sot. Për një vilë të përmendur në Qerret në dosje, Veliaj pretendon se nuk është e tij. Por s’ka asgjë të pazakontë që lodra të djalit tim të gjenden të shtëpinë e gjyshërve të tij.

Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Dado: Tregohu i kujdesshëm me etikën. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

Veliaj: Nuk e di pse ju dogji kjo gjë, sepse unë mund ta kem edhe me politikën ose median këtë gjë.

Dado: Sepse e ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, por në Gjykatë, kështu që përmbaju provave e fakteve.

ME TE LEXUARAT