Gjenerali i lartë amerikan vjen në Tiranë, zbulohet arësyeja e takimeve me krerët e shtetit

Politikë

Gjenerali i lartë amerikan vjen në Tiranë, zbulohet arësyeja

Nje prej gjeneraleve madhor te ushtrise amerikane ka vitizuar Tiranen ditet e fundit me fokur bashkepunimin ne fushen e mbrojtjes. 

Ambasada amerikane ne vendin tone njoftoi se këtë javë, gjeneralmajori i SHBA Daniel Lasica, Drejtor i Politikave, Strategjisë, Planifikimit dhe Kapaciteteve të Komandës Europiane të SHBA J5 vizitoi Tiranën dhe u takua me Presidentin Bajram Begaj, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Sipas njoftimit, kjo vizitë thekson angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Shtetet e Bashkuara vlerësojnë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për aleancën e NATO-s dhe qëndrimin e saj të fortë për sigurinë euroatlantike.

Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën dhe angazhimin tonë për ruajtjen e paqes, mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe integritetin kufitar", thuhet nder te tjera ne njoftim.

ME TE LEXUARAT