Gazifikimi i Korçës, Rama nënshkruan marrëveshjen e rëndësishme në Azerbajxhan
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për gazifikimin e Korçës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se për gazifikimin e Korçës janë kryer studimet paraprake dhe do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara për krijimin e kompanisë së përbashkët publike të energjisë, u zhvillua takimi me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ku nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës, për të cilën janë kryer studimet paraprake e do të nisë puna për projektin e detajuar inxhinierik”, shkruan Rama.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.