"Gabuam që i besuam Bashës!" Kryemadhi: Atë s’e pranonte partia e vet për lider

Politikë

"Gabuam që i besuam Bashës!" Kryemadhi: Atë s’e


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se opozita gaboi që i dha Bashës rolin e liderit të opozitës.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se opozita nuk duhej t’i besonte një njeriu, të cilit nuk i besonte as partia e vet.

Një nga momentet më të rëndësishme për opozitën janë zgjedhjet lokale. Lulzim Basha ishte peng. Në gjithë këtë histori nuk mund të justifikojmë se i ka fajet Lulzim Basha. Kemi edhe ne faj që i dhamë besim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një njeri që nuk e pranonte partia e vet për lider, ne donim ta bënim lider të opozitës”, tha Kryemadhi.

Gjithashtu,  Kryemadhi ka reaguar pas bllokimit të negociatave të Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në BE.

Kryemadhi tha në “MCN” se Rama ishte njeriu më i lumtur për këtë lajm sepse sipassaj, kryeministri dëshironte të ishte një lider autokrat.

Nuk besoj që është kështu, ky është një justifikim që zoti Rama kërkon të bëjë. Duam apo nuk duam, ne duhet të pranojmë që për sa i përket manipulimit të opinionin publik ai është bërë mjeshtër. Besoj që ju e mbani mend që ai ka hapur shishet e shampanjës për hapjen e negociatave të Shqipërisë disa herë me disa ambasadorë. Tani vijmë tek kjo që Bashkimi Europian.",u shpreh ajo.

ME TE LEXUARAT