“Frymëmarrje për qytetin”, Rama inspektim në parkimin nëntokësor në Gjirokastër

Politikë

“Frymëmarrje për qytetin”, Rama inspektim në parkimin

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë qëndrimit në qytetin e Gjirokastrës inspektoi punimet në parkimin nëntokësor në sheshin e “Çerçizit”. Ai thotë se ka nisur faza e dytë e projektit, i cili konsiston në veshjen me gurë të hapësirës  ku ecin këmbësorët.

Kjo ndërjyrje shkruan Rama do t’i japë një frymëmarrje të re qytetit të Argjirosë.

Shefi i qeverisë thotë se rrugët e Gjirokastrës janë të mbushura me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shohin nga afër bukuritë mahnitëse që të ofron qyteti i gurtë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Gati parkimi nëntokësor në sheshin e Çerçizit, mbi të cilin ka nisur faza e dytë e projektit, riveshja me gurë e hapësirës së madhe këmbësore, që do t’i japë një frymëmarrje të re të qytetit të Argjiros, ku rrugët gëlojnë nga turistët e jeta ekonomike zhvillohet për të gjithë ata që i bashkëngjiten rrugës së krijimit të shërbimeve cilësore për vizitorët e shumtë”, shkruan Rama.

 

ME TE LEXUARAT