Çfarë po bënte Ilir Meta në Kosovë para arrestimit? Ka qëndruar në Kosovë dhe...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Ilir Metën, pas arrestimit të tij nga ana e SPAK.
Mediat në Kosovë kanë zbuluar se mbrëmjen e djeshme, ish-presidenti ka qëndruar në Kosovë, në Brezovicë, ku raportohet gjithashtu se ka qenë nën vëzhgim nga autoritetet shqiptare.
“U arrestua në mënyrë spektakolare nga Policia e Shtetit në autostradën në hyrje të Tiranës, derisa ishte drejtuar për selinë e Partisë së Lirisë, siç e ka emëruar partinë e tij të re ku do të mbante një konferencë, ai dyshohet për korrupsion.
Ai ka qenë për fundjavë në Kosovë, sipas gjitha gjasave Meta ka fjetur mbrëmë diku në Brezovicë, është përcjellë pra sipas informatave krejt rruga e tij derisa ka ardhur tek kthesa e Kamzës aty është kapë dhe është nxjerrë me forcë”, raporton Express.