Erdogan përfundon vizitën në Shqipëri, Rama e përqafon në Rinas

Politikë

Erdogan përfundon vizitën në Shqipëri, Rama e përqafon

Kryeministri Edi Rama, ka përcjellë në aeroportin e Rinasit, Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ajo që u vu re në këtë takim përshëndetës teksa Erdogan largohej nga Tirana pas vizitës një ditore, ishte përqafimi me Ramën.

Kujtojmë që pak minuta më parë, Policia e Shtetit njoftoi se vizita e Erdogan kishte përfunduar pa incidente, duke falenderuar dhe qytetarët për bashkëpunimin. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Falë masave të shtuara, profesionalizmit të shërbimeve policore dhe të Gardës së Republikës, si dhe qytetarisë së treguar nga përdoruesit e rrugës, ka përfunduar pa asnjë incident, vizita e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin që treguan duke iu përgjigjur thirrjes së bërë nga Policia, dhe për zbatimin me korrektësi të udhëzimeve policore."

ME TE LEXUARAT