Emrat/ Kush do të drejtojë Komisionin për punimet e Kuvendit Kombëtar ku do të votëbesohet Berisha

Politikë

Emrat/ Kush do të drejtojë Komisionin për punimet e Kuvendit

Ditën e sotme (e shtunë, 2 Dhjetor), në Pallatin e Kongreseve mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike të Rithemelimit, ku do të votëbesohet si kryetar Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit.

Punimet e këtij Kuvendi do të zhvillohet përmes dy Komisioneve:

Komisioni i drejtimit të punimeve të Kuvendit:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.      Luciano Boçi, kryetar

2.      Lindita Metaliaj, anëtare;

3.      Sorina Koti, anëtare;

4.      Greta Bardeli, anëtare;

5.      Elda Hoti, anëtare;

Komisioni për verifikimin e mandative:

1.      Ledio Nuraj, kryetar;

2.      Adriana Kalaja, anëtare;

3.      Franc Nuri, anëtar;

Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar.

Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.

 

ME TE LEXUARAT