Edi Rama për prestigjiozen italiane 'La Stampa': Fati i Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, pengesat vijnë nga Brukseli

Politikë

“Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë përveç integrimit Evropian. Kjo gjë është në interes edhe të vetë Brukselit”, është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë për La Stampa.

 

Edi Rama për prestigjiozen italiane 'La Stampa': Fati i

Rama ka folur për prestigjiozen italiane nga Firence, ku ishte dje për një të marrë pjesë në konferencën online me temë "Europa një botë që po ndryshon".

Kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh se procesi i anëtarësimit të vendit në BE po ecën me hapa të ngadaltë, për shkak të pengesave nga disa vende anëtare dhe kërkoi ndihmën e Italisë, për të tejkaluar këto pengesa.

«Ne jemi duke realizuar me sukses reformat e kërkuara nga ne, reforma në drejtësi është një nga ato arritje që duhet vlerësuar edhe pse jemi ende në mes të rrugës”, tha Rama.

Duke theksuar se ende është e pamundur të parashikosh sesi do të ecë rruga e integrimit btë vendit, për shkak edhe të vetë reformit të brendëshëm të vetë BE-së.

“ Është më lehtë të parashikosh që Sassuolo do të bëhet kampion i Italisë , për të mos përmendur një skuadër të madhe si Juventusi që aktualisht po vuan sesa të vësh bast për të ardhmen e Evropës. Por sigurisht, BE-ja është një krijimi i pambaruar , është ende në progres ”, është shprehur kështu kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili aktualisht gjendet në Itali, si mysafir i konferencës " The state of Union " në Firence.

ME TE LEXUARAT