"Do të bëhesh drejtoreshë", si e ngacmoi në zyrë zyrtari shqiptar qytetaren, ajo: Mos me duar

Politikë

"Do të bëhesh drejtoreshë", si e ngacmoi në

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të martë rastin e nënkryetarit të FRD-së për Tiranën, Ilir Hodaj, i cili i premtonte vend pune një qytetareje sapo të vinte në pushtet. Vendin e punës, ai e premtonte në këmbim të votave, ndërkohë që tha se nëse të punësuar nga PS-ja duan të qëndrojnë në punë duhet të paguajnë para.

Në takim me nënkryetarin e FRD-së vajza kërkoi të angazhohet me punë në fushatë, por u ngacmua seksualisht nga zyrtari partiak. Hodaj kërkoi ta puthë vajzën dhe i ofroi të pijë në zyrën e partisë.



Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po më ndëjte afër, do të mbaj unë më!

Qytetarja: Po më afër se kaq, s’kam ça të rri, o burrë i dheut! Aman-aman vetëm sot mos më ngacmo, se jam bërë tym për punë! Kemi moment tjetër për qejf, për të folur, sot jam, jo të lutem aty! Jo, jo! Dëgjo, dëgjo njëherë këtu..! Ah tashi mos t’i prishim.., leje mos ma prish terezinë, se sot do iki të takoj ato… A të iki unë tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ulu, pi atë! (rakinë)

Qytetarja: Jo, jo! Po unë, po piva atë o burrë i dheut, pse ça u bëra unë? Eh aman të lutem mos, jo, jo mos po tashi, mos më ngacmo me duar! Një sekondë, një sekondë! Më lër të flas njëherë, or burrë! Tashi, kur vij për punë, vijnë të gjithë për punë. E kam seriozisht, të iki të mbaroj punë dhe takohemi pasdite për kafe!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nga do vesh pasdite ti?

Qytetarja: Po, po më bezdise kështu me duar, seriozisht nuk vij vetëm më në zyrë! Po më lë, o burrë tashi, mos.., e ke seriozisht? Të lutem më le! Më le, se kemi kohë për qejf, për të diskutuar! Më bezdis këshu, po nuk punojmë dot bashkë, edhe ti mendon, se unë do të punoj në drejtori me ty kështu?…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Jo në drejtori, jo!

Qytetarja: Jo pastaj, po jo nuk mundem, të lutem!  Mos më bezdis tani mor burrë, tashi po mos më bezdis, pra tashi ti e di shumë mirë, unë s’duroj dot k’shu. Eh pikë e zezë, ç’më gjeti belaja! A të iki? A do më lësh të iki tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Ueeee si bën…

Qytetarja: Tashi dëgjo! Unë tashi sot, unë tu të thënë, si i kisha punët, kam ardhë tym, tashi ti fillon xhak- xhuk, xhak- xhuk me duar. Eh, aman- aman të lutem tashi! Mos më ngacmo, mos më prek! Po leje, o burrë tashi, po herë tjetër, po herë tjetër, po nuk thashë se…, shiko, se po të ishte ashtu, s’vija!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Meqë ishe… (nuk kuptohet)

Qytetarja: Po rri tashi, po do më lësh tani të diskutojmë për punë, të flasim, apo si ajo, që duhet të vish, s’vi më në zyrë është e dyta herë, që vij në zyrë, ti më ngacmon. Unë nuk jam adoleshente.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po do jesh e qetë më!

Qytetarja: Hë, ok! Mirupafshim!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më jep një të puthur!

Qytetarja: Po jo, më puthe në faqe, mjafton. Ej aman, a do më lesh tani, a si e ke hallin? Edhe të hënën, se nesër…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sa e mirë qenke bërë, më dreq!

Qytetarja: Aman me duar, se e kam tmerr! A më le tashi të iki, se më dhe raki, më bëre tapë këtu më duket?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pije, pije!

Qytetarja: Jo, jo s’pi më! Jo jo, jo jo, s’du më! Jo, jo nuk du më! Po ik! Mirë ma jep, se e pi vetë! Ik, ik! Po leje, o burrë, se nuk pi atje! A do më lësh tashi, a si e ke hallin?!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi!

Qytetarja: Lëshoma!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Pi, pi!

Qytetarja: Ik o, se është e fortë, nuk e pi dot!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Nuk është e fortë më.

Qytetarja: Nuk e pi dot! Dëgjo! E para e punës, kam shkuar kam takuar njerëz poshtë e lart gjithë ditën me virus, pa virus, kështu që mbaj distancën!  Po hë, mor burrë tashi, a të iki, a si e ke hallin? Po më le pra tashi! Folëm për punë, e kam seriozisht! Mos më mbaj me llafe kot! Po nuk më dhe vend pune…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po ti rri afër të thashë, të fitosh!

Qytetarja: Po pra erdha, po erdha, o burrë, po unë s’vij dot kështu!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Në të puth këtu, s’është, se të putha këtu.

Qytetarja: Ahiii.., po leje mo tashi, të putha këtu, të putha atje, se nuk të lë unë të më puthësh ashtu po hapu! Ik tashi, se i kam puthjet e kushtueshme unë! Jo tani, të lutem tashi! Një sekondë! I kam të kushtueshme, thashë! Po bëj shaka me ty mo, po ik tashi! Do më lësh të iki? Seriozisht e kam!

Ai i tha se po të bëhet e dashura e tij, do të jetë drejtoreshë në administratën e ardhshme. Vajza i kërkon kohë, duke i kërkuar të hapë derën e zyrës, që të ikë.

Qytetarja: Po do lidhemi në telefon. A të iki tani?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Të puth pak!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Më puth në faqe! Ore, po ik tashi, mos na bëj, o aman, o burrë i dheut! Mos më lodh më! Do me më puth në faqe, më puth! Tashi po më acaron, mo tani, po kam hall, o burrë, dua me ik tani!

Qytetarja: Po a e di, sa punë kam për të mbaru, sepse është puna këtu: si do m’i mbarosh ti?

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Si e dashura ime, sepse…

Qytetarja: Aaaaa…!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Sepse unë nuk bëhem me nerva asnjëherë, asnjëherë.

Qytetarja: Dëgjo, dëgjo, dëgjo! Jam dakord unë, problemi është, problemi është, se unë kam një mijë gjëra.

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Po leji më, shiko një, që të jetë sa për një mijë!

Qytetarja: Mirë domethënë, po e mbajta…Dëgjo-dëgjo! Po e mbajta mirë kështu me ty, do marr vend drejtoreshë…

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Unë të thashë janë 70 drejtori. Unë do të seleksionoj, kush ka punuar. Po tani një të dashurën time, mos ta bëj drejtoreshë?!

Qytetarja: U bëra e dashura jote unë? Ok, e kuptova! E kuptova! Hajt faleminderit! Jo, jo! Për sot mjafton ky muhabet. Tashi më lë hapësirë për Zotin! Jam djersit, jam bërë si dreqi. Ok, do flasim në telefon! Dakord! Hajde tani!

Ilir Hodaj, N/kryetar i FRD: Je shumë e mirë!

Qytetarja: Ah, ti rrofsh! Paçim! Flasim! Hajt ciao, ika ciao!

Më pas, “agjentja 007” e emisionit Stop i çoi një mesazh Hodajt duke i kërkuar që t’i gjejë punë në ekipin e kontrollorëve ajrorë. Një kërkesë që për Hodajn mund të realizohet.

“Pra me 5 vota harxhojmë 1.5 milionë Euro për ta bërë kontrollore”, tha Gentian Zenelaj, koment që shkaktoi të qeshura në studio.

“Ja ku na shpënë 30 vite demokraci. Dikush tjetër mund të thotë me të drejtë pse jo të tjerët. Dikush erdhi dhe bashkëpunoi dhe regjistruam. Bujrum. Deri të premten kemi kohë sa të doni për të regjistruar këtë doni ju, nuk kam kurrfarë tabuje për kurrkënd”, tha moderatori Saimir Kodra nga ana tjetër. 

ME TE LEXUARAT