Do futeni në Kuvend në shtator? Berisha: Forumet do vendosin për gjithçka

Politikë

Do futeni në Kuvend në shtator? Berisha: Forumet do vendosin për

Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se proceset vendimmarrëse brenda forcës politike që ai drejton do të jenë në dorën e forumeve përkatëse.

Gjatë një konference me gazetarët, Berisha e cilësoi si një “farsë të damkosur ndërkombëtarisht” procesin elektoral, duke iu referuar qëndrimeve dhe vlerësimeve të vëzhguesve ndërkombëtarë.

"Të gjitha do vendosen nga forumet. Por unë, në presupozimin e pjesëmarrjes në parlament, deklarova që ne do votojmë vetëm ato ligje që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në BE. Ky ka qenë. Unë nuk thashë a do marrim apo nuk do marrim. Unë thashë se në qoftë se do marrim, por unë thashë se në rast se marrim, ne do votojmë vetëm këto.

Se atë nuk e vendos unë, atë e vendosin forumet.

Do ketë diskutime. Por këto janë farsë elektorale, e damkosur ndërkombëtarisht si e tillë para se të zhvillohet. E faktuar totalisht nga vëzhguesit ndërkombëtarë në raportin e tyre paraprak. Pra, ky është realiteti sot," tha Berisha.

ME TE LEXUARAT