Dita e Rinisë, Meta nga qelia: Demokracia dhe pluralizmi politik po vuajnë agresionin e pushtetit

Politikë

Dita e Rinisë, Meta nga qelia: Demokracia dhe pluralizmi politik po

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh nga burgu lidhur ne 8 Dhjetorin, Ditë Kombëtare të Rinisë. Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit. Në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, Meta thotë se pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.

Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.

ME TE LEXUARAT