Dita e lindjes së Ismail Kadaresë, Spiropali: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë

Politikë

Dita e lindjes së Ismail Kadaresë, Spiropali: Gjeniu, më i madhi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar përmes një mesazhi gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes.

“Gjeniu ynë Kadare, ai që e mbajti qiririn ndezur, i shkroi të gjithë librat, i përktheu në të gjitha gjuhët, i mori të gjitha çmimet, ia bëri vendit të gjitha nderimet, ia kreu të gjitha shërbimet, sot ka Ditën e Lindjes.

Kujtojmë në këtë ditë kolosin tonë humanist, kulturor, patriotik.

Sot e mot e përgjithmonë i paharruar në zemrat tona, në mendjen tonë, në kujtesën tonë, më i madhi dhe më i ndrituri ynë.

Fjalët me zor i gjejmë. Fryma s’na mjafton. Na duhesh. Ngreu, dhe kthehu, prej atje ku je, ku përkohësisht ke shku.”-shkruan Spiropali.

ME TE LEXUARAT