Demokratët kundër ndryshimeve të gjinisë, propozojnë draftin: Do ketë vetëm mashkull dhe femër!
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend ndryshimin ligjor në ligjin e gjendjes Civile për të sanksionuar detyrimin për të pasur vetëm dy gjini në Shqipëri, “mashkull” dhe “femër”.
Drafti është firmosur nga një sërë deputetësh të cilët kërkojnë këtë ndryshimin duke cituar se vetë kështu mund të mbrohet shenjtëria e familjes.
"Kërkohet të na sillet si diçka normale, perëndimorizuese, apo dhe humane ndryshimi i gjinisë së të rriturve apo të fëmijëve në veçanti, në çfarëdo moshe apo gjendje fizike, dhe për pasojë lejimin e ndryshimeve të mëpasshme për t’i hapur rrugë ndërhyrje në institucionin e shenjtë të martesës jo vetëm midis gjinive të ndryshme, adoptimit, surrogacisë, etj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aktualisht në legjislacionin kombëtar, nuk ka një përkufizim të qartë të njohjes dhe garantimit të pandryshueshmërisë së gjinisë biologjike të individëve që prej lindjes, por nisur nga tentativa të njëpasnjëshme të grupeve apo individëve të cilët kërkojnë t’i imponohen shoqërisë norma apo vlera të cilat janë të pabazuara shprehimisht në ligj.
Por dhe nuk kufizohen apo sanksionohen ndryshe, mund të krijojnë premisat të cilat sjellin më pas pasoja të rënda ndaj shenjtërisë së familjes tonë tradicionale, si dhe jetesën e çdo individi në shoqërinë tonë”, shprehen opozitarët.