Dekriminalizimi për kandidatët e 25-prillit, Ambasada e SHBA çon përgjigjen për Tom Doshin në prokurori

Politikë

Dekriminalizimi për kandidatët e 25-prillit, Ambasada e SHBA

Vijon verifikimi i kandidatëve të dyshuar si me probleme me ligjin. Burimet bëjnë me dije se Prokuroria ka përfunduar verifikimin për kandidatin e 5-të në listën e PD në Shkodër, Zef Hilën, i cili nuk rezulton të ketë shkelje.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se nuk ka ndryshime në gjeneralitetet e tij, nuk ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë, nuk ka qenë i arrestuar më parë jashtë vendit.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu se Prokuroria ka marrë përgjigje nga Ambasada e SHBA për Tom Doshin, kryetar dhe kandidat i PSD-së në Shkodër, dhe është në pritje pritet përgjigja dhe nga Interpol.

ME TE LEXUARAT