Debat me komentuesin, Rama: Vazhdo shaj deri në 25 prill se pastaj do rrish ca ditë pa folur fare

Politikë

Debat me komentuesin, Rama: Vazhdo shaj deri në 25 prill se pastaj do rrish

Masat shtrënguese për të parandaluar Covid-19 nuk bën bashkë qytetarët shqiptarë. Disa prej tyre kërkojnë që të vijojnë jetën normale por disa të tjerë të frikësuar, kërkojnë mbylljen e lokaleve dhe shkollave dhe shtrëngim të ashpër të masave.

Në kuadër të kësaj situate, kryeministri Edi Rama ka pasur një replikë me një komentues. Ky i fundit i kërkon që të mbyllen shkollat dhe lokalet, ndërsa i kërkon llogari se kur do të nisë vaksina për të moshuarit.

 “Po moshat nen 105 vjec kur do nisin vaksinat? Mbyll gjerat e detyrueshme si shkollat dhe ata te jo nevojshme si klubet qe njerezit te evitojne grumbullimet. Leri fotot e propagandes, se ato 4 vaksina qe kane ardhur nuk dalin as per doktoret dhe infermieret, jo me per tjeret. Cdo dite njerez po vdesin, po mbesin invalide dhe po fiken ekonomikisht nga ky keqmenaxhim”, komenton qytetari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rama nuk ngurron të përgjigjet, ku i jep një këshillë ku nënkupton se edhe 4 vite të tjera do jetë ai në krye të qeverisë.

“Mjeket dhe infermieret mbarojne te gjithe ne mes te marsit, ti vazhdo shaj deri ne 25 prill se pastaj do rrish ca dite pa folur fare sa te karikosh gurmazin per vitin 2025”, i thotë kryeministri.

Debat me komentuesin, Rama: Vazhdo shaj deri në 25 prill se pastaj do rrish

ME TE LEXUARAT