Dashnor Sula zbardh prapaskenat: Nëse Berisha e mban peng, PD ikën me të në arkivol!
Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që I vendosi Berishës për të qenë në lista.
Sula sqaron se PD mund të marrë 4 mandate, ndërsa ai do I garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan.
"Më kontaktoi Noka në kohën kur u mor vesh që nuk isha dakord me sjelljen e Lapajt… Lapaj humbi e shansin e jetës së vet politike se mandatin e parë do ta kishte në Elbasan ...Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin.
Jam i qartë nëse Sali Berisha ... mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s'do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë... çliroje PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng. PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha", tha Sula në report.