Dashnor Sula braktisi koalicionin, Adriatik Lapaj e thumbon live në Facebook!
Deputeti Dashnor Sula është tërhequr nga koalicioni "Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje".
Lidhur me këtë tërheqje të tij, ka reaguar edhe Adriatik Lapaj i cili në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, tha se ka qenë vendimi i deputetit për tu tërhequr nga ky koalicion.
"Për zotin Dash Sula kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve të vitit 2008 dhe në atë kohë ka qenë edhe deputet i mazhorancës, ka votuar pro reformës në drejtësi dhe e ka mbrojtur atë dhe kundër mbylljes së listave në votimin e fundit që këta bënë.
Ne kemi bërë thirrje që s'mund të jemi të mbyllur ndaj kujdo që ka pasur një bindje të caktuar poltike më parë. Ne kemi thënë që s'do të bashkëpunojmë me ata që kanë marrë vendime për të ndryshuar për keq jetën e shqiptarëve.
Ideja për të bashkëpunuar me zotin Sula ka qenë e mirëpritur, ne jemi një lëvizje që i marrim vendimet duke folur me anëtarësinë dhe për shkak të mosdakordësive ne do të shkojmë në zgjedhje pa Das Sulën. Nuk jemi në këtë rrugë për të zhgënyer asnjë por për të bërë më të mirën për vendin tonë", tha Lapaj.