Blinken uron Shqipërinë për Pavarësinë: Krenar që ju quajmë mik, partner dhe aleat

Politikë

Blinken uron Shqipërinë për Pavarësinë: Krenar që

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka uruar Shqipërinë me rastin e Pavarësisë. Në një deklaratë Blinken përgëzon shqiptarët për 109-vjetorin e pavarësisë, ndërsa kujton se miqësia mës dy vendeve daton më shumë se një shekull, kur Woodrow Wilson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ndërsa rrezikohej copëtimi i mëtejshëm i territoreve.

Sekretari i Shtetit kujton gjithashtu 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike që u shënua këtë vit, ndërsa e mbyll mesazhin duke theksuar se SHBA është krenare ta quajë vendin tonë, mik, aleat dhe partner.

Deklarata e plotë:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë popullin e Shqipërisë teksa festoni 109- vjetorin e Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.

Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e demonstroi këtë frymë sërish këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit.

Në vitin 2021, ne shënuam 30 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991. Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.

Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat.

ME TE LEXUARAT