BKH-ja kryen kontrolle në një apartament, dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa
Lajmifundit
/
15 Janar 2025, 12:45
Politikë
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë zhvilluar një kontroll në një apartament në Tiranë me vendim të GJKKO-së, i cili dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa.
Siç raportojnë mediat, apartamenti 11/4 në Sky Tower është kontrolluar në kuadër të një hetimi që po zhvillohet nga SPAK.
Hetuesit kanë sekuestruar dhjetëra dokumente, të cilat janë vlerësuar me rëndësi për zbardhjen e çështjes.
BKH ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, ndërsa opinioni publik po pret me interes zhvillimet në lidhje me këtë çështje në kryeqytet.