“Bërtiste në Facebook që të dënohej”, Grida Duma: E mbrojta Ben Imamin nga Rama në 2013...

Politikë

“Bërtiste në Facebook që të dënohej”, Grida

Deputetja e ardhshme e PD në Kuvendin e Shqipërisë, Grida Duma, ka komentuar sonte qendrimin e Arben Imamit, i cili ishte përpara saj i ftuar në emision “Zonë e Lirë” dhe kërkoi largimin e Bashës.

Ajo ka përmendur një rast në vitin 2013, kur e ka mbrojtur Ben Imamin ndaj Ramës, i cili kërkonte ta dënonin.

“Unë e mbaj mend në 2013 shkoj në një emision të Opinionit për të mbrojtur Ben Imamin sepse kryeministri i sapozgjedhur, Edi Rama, bërtiste në Facebook ‘të ndëshkohet’.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk kisha asnjë njohje, domethënë nuk kisha pirë asnjë kafe, pavarësisht se nuk dija arsyen pse bërtitej kaq shumë ndaj tij nga Rama, e mbrojta me një parim të madh; që një kryeministër nuk mund të ulërasi, organet e drejtësisë vendosin për dënimin. E them këtë se ajo që dëgjoj sot, është një përsëritje.

A mund të përdorej nga një spekulant që do donte t’i bënte keq Ben Imamit? Po të donte një spekulant të thoshte pse ky Beni s’u dënua, bashkoi me Ramën që shpëtoi? Ajo që dua të them është kjo; nuk ka argument sepse kërkohet ikja dhe nuk është e argumentuar pse zëvendësimi do ishte më i mirë”, tha Grida Duma

ME TE LEXUARAT