Berisha: Zotëria i moshuar me 30 milionë euro është kushëri i Damian Gjiknurit!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se i moshuari që u tha se kishte 30 milionë euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri i ish-ministrit Damian Gjiknuri.
I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha ky person duhet mbrojtur nga Gjiknuri, ndërsa paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse diçka u ndodh të moshuarve, ai do të përgjigjët personalisht.
“Ky zotëria që ka 30 milionë euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht.
Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.