Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ideja ime është që….

Politikë

Berisha zbulon planin e bashkëpunimit me Ilir Metën: Ideja ime

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin e bashkëpunimit me Ilir Metën, i cili pasi të lerë postin e Presidentit më 24 korrik ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë.

Sipas Berishës, ideja e tij është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku siç theksoi rol kryesor do të ketë Partia Demokratike.

Berisha u shpreh i hapur që frontit opozitar ti bashkohen edhe faktorë të tjerë nga shoqëria civile apo njerëz të shqyar, duke bërë që Rama të përballet me frontin për Shpëtimin e Shqipërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur.

Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

Pjese nga deklaratat

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do bashkohet me ju?

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.

Pyetje: Do të keni një koalicion me bashkëkryetar apo PD do ta udhëheqë

Berishës: Ideja ime është një front opozitar, me një udhëheqje kolektive, ku rol kryesor ka PD. Kontributi i çdo force politike, apo faktori tjetër, organizata të shoqërisë civile, individ i shqyer është i mirëpritur. Ne jemi të hapur. Rama duhet të përballet me frontin për shpëtimin e Shqipërisë.

 

ME TE LEXUARAT