Berisha-Ramës: Ti nuk fut duart në xhepa, vjedh me kontenierë, me firma...

Politikë

Berisha-Ramës: Ti nuk fut duart në xhepa, vjedh me kontenierë, me

Kryeministri Edi Rama më herët, në një deklaratë ka thënë se nuk vjedh se është 2 metra i gjatë.

Kjo deklaratë eshte komentuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë fjalimit të tij në turin elektoral në Berat, Berisha i kërkon llogari Ramës, se ku i ka çuar eurot e vjedhura.

Nuk ka forcë në botë që na dal ne pa fituar betejën. Sot jemi 44 mijë me votimin në referendum, mijëra e mijëra të tjerë janë të gatshëm të bashkohen.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Kjo ushtri misionarësh nuk ka betejë që nuk fiton. Do tu faktojmë shqiptarët se ashtu siç shembën diktature do ta shembim dhe këtë diktaturë të vjedhjes.

Jo thotë Edi Rama si mund të vjedh unë jam 2 metra i gjatë. Vjedh me firma mor zotëri nuk vjedh në xhepa.

Hajde thuaju qytetarëve si e firmose ti me procedurë negociatë të mbyllur djegësat 400 milionë dollarë. Ajo procedurë është e ndaluar me ligj se është vjedhje. Si firmose ti, shpalle burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh mijëra sipërfaqe në bregdet, kur Kushtetuta

Pse i bën këto ti 2 metra i gjatë, ti nuk fut duart në xhepa por vjedh me konteiner me valixhe.

I vjedh me firmë zotëri, sepse ti firmos. Për një km rrugë 22 mln euro. Në një kohë kur në Evropë kushton 2 mln euro. Ku i çon këto euro ti? Ti që thua jam dy metra i gjatë dhe nuk vjedh.Pse nuk i dhe përgjigje OSBE se ke fshehur 200 mln euro kur erdhe ne pushtet”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT