Berisha mbetet jashtë PD! Kuvendi rikthen të përjashtuarit e Bashës, jo ish-kryeministrin

Politikë

Berisha mbetet jashtë PD! Kuvendi rikthen të përjashtuarit e

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi te enjten se grupi parlamentar demokrat kishte vendosur të anulojë te gjithë masat disiplinore, por vendimi qe mban firmën e Gazment Bardhit për të rikthyer Sali Berishën zyrtarisht në organin që ai drejton nuk është pasqyruar në faqen e Kuvendit.

Top Channel raporton se Kuvendi ka reflektuar pjesërisht shkresën që kryetari i grupit demokrat dorëzoi një javë më parë duke përfshirë disa të përjashtuar, si Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, apo dhe Tritan Shehu,  por jo Sali Berishën, i cili ne faqe figuron si  pjesë e deputeteve jashtë grupeve parlamentare.

I pyetur nëse kishte dijeni sepse Berisha figuronte jashtë grupit, Gazment Bardhi u shpreh: “Komunikimi i grupit parlamentar është i qartë, besoj se është një çështje e tejkaluar problematika brenda PD-së.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çdo tentativë për të zhvendosur vëmendje nga tema që janë në interes të qytetarëve për të rikthyer vëmendjen tek përçarja nuk do të marrë vëmendje tonë. Grupi i PD-së është bashkuar që në 5 shtator 2023”.

Pas shpalljes non grata të Sali Berishës  nga sekretari amerikan i shtetit Blinken në  majin e 2021, vendimi i parë i Lulzim  Bashës ishte përjashtimi i liderit historik nga grupi parlamentar e më pas edhe nga partia.

ME TE LEXUARAT