Berisha mban fjalën e parë në Kuvend dhe detyron deputetët të mbajnë një minutë heshtje për Prof. Sami Repishtin

Politikë
Berisha mban fjalën e parë në Kuvend dhe detyron deputetët

Sali Berisha ka mbajtur fjalën e parë në foltoren e Kuvendit, pasi u rikthye në sallë pas 11 muajsh izolim në shtëpi.

Në fjalën e tij, Berisha ka nderuar Profesor Sami Repishtin, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Krue i PD ka vlerësuar figurën e Profesor Repishtit si dhe ka përmendur kontributin e tij për Kosovën dhe për dekomunistizimin e Shqipërisë.

Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

“Një javë më parë është ndarë nga jeta një avokat i pamposhtur, një luftëtar i paepur kundër diktaturës, një martir i gjallë që përjetoi në vitet e para të diktaturës barbaritë dhe tortura, Profesor Sami Repishti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Profesor Sami Repishti ishte ndër më të shquarit shqiptarë në disaporën dhe emigracionin tonë që fjala dhe penda e tij nuk rreshti kurrë se mbrojturi çështjen kombëtare dhe interesin kombëtar.

Një antikomunist i vendosur, dëshmoi me shkrimet e tij dhe dha një kontribut ku fjala e tij u dëgjua në të gjitha instancat e shtetit amerikan për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Ftoj të gjithë ta nderojmë këtë burrë me një minutë heshtje.”

ME TE LEXUARAT