Berisha i përgjigjet Bardhit për primaret në PD: Fokus kemi Diasporën, jo...
Kreu i PD, Sali Berisha i është përgjigjur deputeti Gazment Bardhi, i cili pak ditë më parë deklaroi se opozita është shumë vonë për primaret.
“Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve.
Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve”, tha Bardhi.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë Berisha i është përgjigjur kështu:
"Në shqetësimin e shprehur nga drejtues të PD, ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit.
Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Pse erdhi kjo? Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty”, tha Berisha.