Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës: T’i vijë turp

Politikë

Berisha i kërkon falje Bullgarisë për sulmet e Ramës:

Turpi të mbulojë Ramën për sulmet ndaj Bashkimit Europian. Bullgaria është një vend mik.

Kemi gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria ka qenë një avokat i Shqipërisë në luftën e Kosovës.

Ky vassal i Vuçiçit nuk meriton të përfaqësojë Shqipërinë. Në emër të opozitës shqiptare i kërkojn ndjesë kombit bullgar për fyerjet e vasalit të Beogradit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Rama tregoi përfundimisht se me kë është i rreshtuar në diplomacinë europiane.

Sipas Berishës, fakti që Rama doli në konferencë me Vuçiçin po i kundërvihet projektit europian në Ballkan dhe është i rreshtuar me Beogradin dhe Moskën.

Një shkak tjetër po kaq madhor i refuzimit nga Bashkimi Europian të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe mosveçimit të saj nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit.

Në qoftë se ju lexoni të gjitha deklaratat para dhe gjatë Samitit të Edi Ramës, ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqëues i Shqipërisë, por si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Dodik, president i republikës serbe të Bosnjes dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT