Baza e të dhënave/ SPAK të nisë urgjentisht verifikimet, nisur nga Rama!

Politikë

Baza e të dhënave/ SPAK të nisë urgjentisht verifikimet,

Presidenti iShqipërisë Ilir Meta i është drejtuar me 11 pyetje SPAK dhe Ramës lidhur me bazën e të dhënave dhe patronazhistët e PS.

Meta thotë se Rama i ka vendosur spiun qytetarëve për të hyrë deri tek jeta intime, madje duke i shantazhuar ata që janë me PD dhe LSI, dhe për të dhënë garanci se do të votojnë për PS>

”Çdo shqiptar i ndershëm do jetë në krye të detryrës, çdolloj detyre, mbrojtja e votës. Mbrojtja e votës është vetëmbrojtja e atdheut. Tani pyetjet shtesë pë SPAK, për ta ndihmuar

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku rruhet, kur u popullua me të dhëna në PS?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyettarëev që ia kanë dorëzuar shtetit në El-Albania

3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar? Ndërkohë që vijojmë të harxhojmë për këto sisteme, mirëmbajtjen e tyre?

4. Të më dëgjojnë tani të gjithë sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat. Lindin Pyetjet

Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave?

Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.


5.Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS.

Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.

7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dhunuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.

8.Si diskriminon nga përkatësia etnike, raca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skandaloze.

9.Kush do mbajë përgjegjësi nëse përdoren nga mafia kombëtare e ndërkombëtare. Ju dhashë prova si u bë në Maqedoni, u pranua nga autoritetet, me qytetarë në Bashkinë e Korçës e Pustecit, madje dhe nga Dibra, e mund të ketë ndodhur në shumë Bashki.

10.A e mendon ti se me këtë që ke bërë i ke hapur derën krimit kibernetik dhe vjedhjes së idneteteve.

11. A mendon se duke nxjerrë të dhënat e njeëzve të drejtësisë, janë të ngarkuar me ruajtjen e sigurisë, i ke nxjerrë lakuriq, si në plazhet e botës, përballë krimit të organizuar, vendas e ndërkombëtar, dhe vendeve joarmiqësore sidomos tani në prag të zgjedhjeve.

I kërkoj SPAK të nisë urgjentisht verifikimet, duke nisur nga kryeministri në detyrë Rama, dhe drejtuesit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.”- tha Meta.

ME TE LEXUARAT