Basha: SPAK-u ka mbështetjen tonë të plotë
Kryetari i vulës, Lulzim Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku foli për kërcënime ndaj SPAK. Ai shtoi më tej se SPAK-u ka mbështetjen e plotë të tij.
Ai akuzoi PD-në dhe maxhorancën se sulmojnë sistemin e drejtësisë.
“Njëra palë sulmon me fjalor të papranueshëm sistemin e drejtësisë, dhe SPAK në veçanti, duke insinutar në demonizimin e imazhit dhe nxirjen e punës së kësaj strukture, kur vjen fjala për hetimin e korrupsionin. Pala tjetër, PS dhe kryeministri i vendit, po bëjnë gjithçka për të pamundësuar hetimet dhe çuarjen para drejtësisë të të korruptuarve. Në veçanti kur tani një numër i madh zyrtarësh janë ose në arrest, ose në hetim për korrupsion.”, tha Basha.
Basha prezantoi gjithashtu amendamentet për mbështetjen financiare për SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, që do të depozitojë javën e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Basha u shpreh se do të kërkohen fonde të mjaftueshme për të rritur me 50% numrin e hetuesve BKH, si edhe të numrit të këshilltarëve ligjorë për SPAK.