Basha kërkon votën më 25 prill: Rama i ka bërë presion mediave gjatë qeverisjes

Politikë

Basha kërkon votën më 25 prill: Rama i ka bërë presion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon me fushatën online, ku liston dështimet e kryeministrit Edi Rama, gjatë dy mandateve. Në postimin e fundit, Basha ka ndaluar tek presioni që media ka pasur nga qeveria.

Përmes një Instastory, ai ndërtoi pyetje lidhur me premtimin që kryeministri bëri në 2013, se nuk qeveria nuk do u bënte presion mediave, dhe përgjigjia sipas Bashës është jo.

Sipas tij, liria e medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës ,dhe rasti më konkret është ai i biznesmenit italian Francesco Beçhettit, me gjobën 110 milionë euro që duhet t’i paguajë qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër ai premton se qeveria e PD do i japë fund presioneve e shantazheve mbi mediat, të çfarëdo natyre që kanë si qëllim deformimin e vijës editoriale.

ME TE LEXUARAT