Bardhi ironi me Bashën: Po mbrojnë SPAK-un, ata që s`kanë bërë asnjë kallëzim aty

Politikë

Bardhi ironi me Bashën: Po mbrojnë SPAK-un, ata që s`kanë

Seanca e Kuvendit eshte kthyer ne nje arene ironish e kritikash mes Gazmend Bardhit dhe Lulzim Bashes. Pas ministrit Ulsi Manja, radhën në foltore e pati Gazment Bardhi, i cili konfirmoi se Partia Demokratike do të votojë amnistinë penale, pasi është parimisht dakord.

Bardhi ironizoi dhe personat të cilët nuk bënë asnjë kallëzim në SPAK, por që shtiren si mbështetës të Strukturës së Posaçme.

“Kemi deklaruar se jemi parimisht dakord. Do duhet të shqyrtonim propozimin e ardhur nga qeveria për të shkuar drejt një konsensusi. Për çdo qytetar dua të bëj të qartë procedurën që ka ndjekur grupi jonë parlamentar nëse duhet apo të mbështeste amnistia e propozuar. Kemi analizuar të gjitha ligjet për dhënie amnistia në të shkuarën që kanë marrë votat e PS dhe PD, pra një konsensus të gjerë të kuvendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rezulton që amnistia që propozohet për votim sot është në fakt amnistia që përfshin një kategori më të ngushtë të përfituesve të saj. Kam dëgjuar gjatë këtyre ditëve që me propozimin tonë falen të korruptuarit dhe se ne kemi krijuar një aleancë kundër SPAK.

Në fakt shqiptarët e dinë se kush është pro SPAK e kush kundër.  Nuk e kam fjalën me fjalë por me fakte. Duke e furnizuar me kallëzime me denoncime.

Ata që s’kanë bërë një kallëzim në SPAK befas na dalin si mbrojtës së SPAK, janë qesharak sepse askush s’ka në dorë për ta mbështetur apo detyruar SPAK. Detyra jon është që ta mbështesim sa herë kërkohen burime financiare.

Ne i kemi shpallur dhënien fund të pandëshkueshmërisë si një prioritet kombëtar. Këtë duhet ta shfaqnim duke votuar amnistinë. Policë të ndëshkuar ka dhe ka pasur, por jo zyrtarë të lartë. Kushdo zyrtar i lartë i përfshirë në korrupsion nuk mund të përfitojë asnjë lehtësi me votë të deputetëve të Shqipërisë.

Ndryshe nga herët e kaluar nuk përfitojnë kriminelë. Dëgjova se nuk falen protestuesit, në fakt kur i përdor si mish për top protestuesit nuk e di përse janë dënuar e për çfarë vuajnë gjithë këto vite.

Numri dërrmues i protestuesve të opozitës ka qenë në maj qershor 2019 në një aksion për të ndërprerë zgjedhjet lokale. Për të penguar aktivitetet e penale të kryeministrit. Ata janë për pengim të subjekteve zgjedhore dhe për ndalim të qarkullimit rrugor.”

ME TE LEXUARAT