Audioskandali i Artan Lames, Shehi i kthehet Ramës: Legalizimet të sollën në pushtet o mashtrues

Politikë

Audioskandali i Artan Lames, Shehi i kthehet Ramës: Legalizimet të

Kandidati për deputet në listën e PD-së për Tiranën, Dashamir Shehi, ka reaguar për skandalin me  audioregjistrimin e  kreut të Kadastrës, Artan Lame, i cili kërkon që qytetarët të mbahen pranë PS duke i gënjyer me leje legalizimi.

Në një postin në facebook, Shehi i bën me dije kryeministrit Rama se legalizimet falas siç e sollën në pushtet, i kanë vendosur dhe vulën e humbësit dhe mashtruesit.

Shehi: Premtimi për legalizime falas në fund të fushatës të solli një bum votash në vitin 2013, çka solli dhe rrotacionin. Legalizimet falas rezultuan mashtrimi më i madh në 8 vite, ashtu siç ishin premtimet për shëndetësi falas, për arsim falas dhe për rritje ekonomike.

Skandali i fundit ku kreu i Kadastrës Artan Lame, flet ne emër të kryeministrit se si t’i mashtrojnë qytetarët për legalizimin i vë vulën shkërmoqjes së shtetit, i vë vulën paturpësinë dhe hajnisë së kësaj qeverie që për tetë vite talli dhe rrënoi shqiptarët.

Kreu i LZHK-së thotë se me 25 prill shqiptarët nuk do t’ja falin poshtërimin Edi Ramës dhe shpurës së tij.

Shehi: Shqiptari gjithë jetën punon për një pronë, vlera e së cilës ka rënë nga paratë e krimit të injektuara në ndërtim.

Për të legalizuar këtë pronë të ndërtuar me djersë shqiptarit i duhet të poshtërohet nga shteti, nga Lame nga Rama dhe sekserët e tyre. Fytyra e vërtetë e kësaj qeverie janë ato fjalë të Artan Lames dhe jo videot me mesazhe në facebook të Ramës e arritjeve të tij 3D.

Me 25 prill votojmë së bashku për t’ju rikthyer dinjitetin Shqipërisë. Paturpësia dhe rrënimi i shtetit kanë emër, ai është Edi Rama !

Agjencia Shtetërore e Kadastrës kishte hartuar një skemë manovrimi në mënyrë që të përfitojë votat e 100 familjeve që janë në proces legalizimi e te cilat në bazë të ligjit nuk përfitojnë.

Në një audioregjistrim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha dëgjohet kreu i Kadastrës Artan Lame i cili në një mbledhje me dyer të mbledhura vë në lëvizje strukturat e tij në favor të PS, pas direktivave qe siç thotë ka marrë në takimin në kryeministri.

Sipas audios së publikuar Lame kërkon që qytetarët të mbahen pranë PS edhe duke i gënjyer me leje legalizimi.

Si organizatat vendase dhe ato ndërkombëtare shpesh herë kanë vënë theksin te administrata publike e cila mund të përdoret në zgjedhje, pasi ligjet vendase e ndalojnë përdorimin e saj.

ME TE LEXUARAT