"Aty ka fshehur dhe floririn"! Zyrtari i Partisë së Lirisë tregon bankën ku Ilir Meta ka gjithë pasuritë

Politikë

"Aty ka fshehur dhe floririn"! Zyrtari i Partisë së

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka treguar atë që e cilësoi si vendi ku Ilir Meta mban paratë, floririn dhe gjithë pasurinë e tij.

Ai tha se në ndihmmë të SPAK-ut dhe të kujtdo që është i interesuar se “Ilir Meta gjithë pasurinë e tij e ka në ABI BANK”.

Blushi u pyet në studion e Opinion nëse bëhej fjalë për para, flori, apo cfarë pasurie dhe tha ironikisht: “po, po, te gjithë pasurinë zoti Meta e ka në Abi Bank, po e ndihmojme SPAK-un me kete informacion”.  

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Aty ka fshehur dhe floririn"! Zyrtari i Partisë së

Duket se deklarata e Blushit ishte simbolike megjithate mbetet e per tu pare qellimi i saj.

Ai tha se nëpërmjet metodave kriminale, Dumani ka marr peng disa nga individë në PL. Po ashtu, Blushi theksoi se në Konventën Kombëtare të PL, më 27 prill do ketë ndryshime të rëndësishme në strukturat e partisë.

Blushi: Unë po jap informacion, i ka te “Abi Bank” florinj të gjitha pasuritë e veta, të shkoj SPAK dhe t’i marrë.

Fevziu: Florinjtë? Kë flori?

Blushi: A akuzohet se ka vjedhur floririn, i ka te “Abi Bank”, a akuzohet se ka fituar para me korrupsion?

Fevziu: Bankat kanë sekret hetimor.

Blushi: Ne po e ndihmojmë SPAK-un.

Dumani për fat të keq është bërë një vegël e shëmtuar e Ramës, me manovra kriminale është përpjekur të krijojë një situatë në PL, por do marrë përgjigjen e merituar. Ka marrë peng disa individë të PL. Metodat i di ai, pyeteni. Ka tentativa për të marr peng PL, prandaj Meta ka ngritur tonet dhe unë jam plotësisht dakord.

Konventa e 27 prillit do bëhen publike shumë shumë… Në Konventë do të ketë shkundje nga themelet, votëbesohet kryetari, ndryshime në struktura, çdo gjë me votë aty. Përpjekja kriminale për të marr peng PL do të dështojë në mënyrë spektakolare.Meta ka thënë janë 300 mijë Vojo Kusha jo vetëm brenda vendit por edhje jashtë vendit që janë gati të pengojnë përpjekjen kriminale për të marrë peng Partinë e Lirisë”,-tha Blushi./t.s/lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT