"Asgjë s`më ndal", Ervin Salianji reagon nga burgu për tensionet në seancë dhe heqjen e mandatit
Ervin Salianji reagoi nga burgu ne lidhje me seancen e sotme ne Kuvend.
"Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga rradhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!
Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve!
Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.
Asgjë nuk më ndal! Beteja politike vazhdon!", shkruan Salianji.
Per shkak te denimit te tij me nje vit burg dhe vetedorezimit ne polici pak dite me pare, sot kryetarja e Kuvendit njoftoi heqjen e mandatit te deputetit per Salianjin, ne seancen ku opozita protestoi pikerisht per arrestimin e tij.