Arrestimi i Veliajt, Rama reagon sërish: Do garantojmë pavarësinë e drejtësisë, zëri do ngrihet kur ka abuzime

Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama reagon sërish: Do garantojmë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ketë një reagim tjetër në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kreu i qeverisë tha se në rubrikën “sy më sy” do të ketë një diskutim në lidhje me garantimin e pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik.

“Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve”, thotë ai.

ME TE LEXUARAT