Arrestimi i ish-drejtorëve, Veliaj: Ndjesë e reflektim për vetting brenda llojit! Seri ndryshimesh në bashki
Kryebashkiaku Erion Veliaj foli për arrestimin e drejtorëve te Bashkisë Tiranë me urdhër nga SPAK, të cilët akuzohen për korrupsion.
Veliaj shprehu ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, ndërsa bëri thirrje që kompanitë të bëjnë vetëdeklarim. Ndër të tjera Veliaj tha se “jetojmë në një vend ku të gjithë njihen me të gjithë dhe në finale e vetmja gjë që të mbetet, se tani po reflektoj si Erion, jo si kryetari i Bashkisë”.
Në një intersvitë për emisionin “Real Story” në ABC News, Veliaj foli pë punën e bashkisë, ku tha se suksesi padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Kjo është një bashki që sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin tjetër, në 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në ditën e vet më të mirë, jo perfekte. Kjo do të thotë që suksesi është diçka që padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar apo për të thënë që në 1 mijë e ca punë ka një që po diskutohet. Volumi i punëve, dhe ritmi i punëve, masiviteti, i kantierëve në Tiranë, ndonjëherë na bën që të marrim të mirëqenë disa nga siguresat, bilbilfryrësit për të eliminuar kush konfliktet e interesit, ku njohjet.
Jetojmë në një vend ku të gjithë njihen me të gjithë dhe në finale e vetmja gjë që të mbetet, se tani po reflektoj si Erion, jo si kryetari i Bashkisë, e vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës. Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri i Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetit ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur.
Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë. Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin lavire bulevardi dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej horr Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre na 300 drejtorë dhe SPAK është shumë i keq kur të merr babin.
Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Por, në finale në një bashki që ka 1 mijë punë të mira dhe gjithë titujt ndërkombëtarë, sapo përcollëm ministrat e turizimit, ka nevojë për më shumë sy? Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave ti thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër.
Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka çdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit. Bashkia blen edhe pllaka për varret edhe arkivol për ata që janë të pastrehë, edhe kitet e sterilizimit të qenve të rrugës, klor për ujin, bankat e shkollave, mesa duket ka disa vende që e kanë çuar në ekstrem. Bota ka shumë eksperienca, unë besoj që ky moment reflektimi për të pasur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë.
Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetë deklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri.”, u shpreh Veliaj për “Real Story”.
Më tej Veliaj tha se ky është një moment reflektimi për të, bashkinë, ndërsa shtoi “kreu i bashkisë është dëshmitar si vijnë në zyrën e bashkisë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme, dhe në momentin e parë kur dikush 3 nga 300 drejtorët po hetohet, nuk janë dënuar, e shfrytëzojnë si një mundësi për të larë një borxh, po unë s’i kam borxh njeriu”.
“Ne na duhet që ndoshta dhe po e diskutojmë brenda bashkisë, kam bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm me një pjesë të madhe të stafit politik, me nënkryetarët e bashkisë kemi komplet një skuadër të re nënkryetarësh dhe ajo që kam kërkuar është një kompani duhet të bëjë sic e bëjnë politikanët, një vetëdeklarim. Në momentin që në bëjmë një ligj dhe do deklarosh se ti do e marrësh përsipër këtë punë, pavarësisht se je ulur do deklarosh që s’ke asnjë lidhje asnjë kontakt. Por për të dhënë një kontekst, këtu nuk bëhet fjalë që punë nuk janë bërë, të gjithë punët janë bërë. Po diskutohen 5-6 praktika në 1 mijë, pra më pak se 1% në totalin e vet.
Megjithatë ambicia ime nuk është të jem 99% i suksesshëm, ambicia ime është që Bashkia e Tiranës të jetë 100% e suksesshme. Kur kam bërë daljen e fundjavës, është një gjë që kam reflektuar unë, pati një mbështetje të kryeministrit. Në sensin që ky është një kantier i madh ndërtimesh, punësh, ku njerëzve iu duhet thënë që për punë që janë bërë mirë duhet me iu heq kapelen se janë bërë punë të jashtëzakonshme është kollaj të shkosh në TV dhe të linçosh disa njerëz në ditën që iu shket këmba, por nuk duhet harruar si u bë Astiri, bulevardi, si u pastrua liqeni, Unaza e madhe, si u bënë 40 shkolla secila prej tyre është një minibetejë.
Është mëse e ndershme të thuash 99 gjëra këto çuna i kanë bërë, i kanë qarë dhe meritojnë respekt, te kjo gjëja këtu ka një pikëpyetje të madhe që do duhet ta sqarojmë dhe që unë besoj që sic e ka bërë PS dhe kryeministri këtë distancim për të thënë jo, ne nuk hedhim njeri poshtë autobusit. Për 99 punë këtyre çunave, këtyre ministrave, deputetëve iu themi shumë faleminderit dhe bravo ju qoftë se keni bërë punë të mëdha, por ka një punë që meriton një pikëpyetje kjo meriton që të investigohet dhe ne nuk jemi studio avokatie. Këto muhabetet janë për 1% të popullsisë, për portale që s’kanë marrë leje ndërtimi. Se të dish me ca kërkesash vijnë autorët e këtyre portaleve që duan të bëjnë pallat brenda Kopshtit Zoologjik.”, tha Veliaj.
Më tej u shpreh se prokuroria po bën punën e vet dhe se kjo ngjarje duket një mbidozë mediatike , referuar arrestimit të drjtorëve të Bashkisë Tiranë.
“Gjykoj se prokuroria po bën punën e vet, qeveria dhe bashkia me këtë distancë sterile duke mbështet prokurorinë dhe duke i kërkuar kolegëve që të sqarojnë këtë punë në privatësinë e tyre po bën punën e vet dhe më duket një mbidozë mediatike që përkon me njerëz që unë i kam pas në zyrë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme.
Patjetër për mua është një moment reflektimi, patjetër reflektimi për bashkinë, patjetër ne duhet të sigurohemi që jo 99 % po 100 % e gjërave të jenë të sakta, është moment reflektimi edhe për një vetting në operatorët mediatikë të cilët edhe në pjesën më të madhe, po ta them në vetë të parë, kreu i bashkisë është dëshmitar si vijnë në zyrën e bashkisë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme, dhe në momentin e parë kur dikush 3 nga 300 drejtorët po hetohet, nuk janë dënuar, e shfrytëzojnë si një mundësi për të larë një borxh, po unë s’i kam borxh njeriu. I kam borxh vetëm atyre që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar, sepse si minimum duhet ti respektoj që u çuna në mëngjes dhe shkuan. Por për këta që fundjavën e zgjedhjeve janë nëpër resorte dhe që vënë gjoba dhe kërkojnë gjëra të pandershme në bashki dhe të paligjshme, janë gati të bëjnë një histeri dhe një furtunë.”, shtoi kryebashkiaku Veliaj.