Arrestimi i “baronit të drogës”, reagon Taulant Balla: Forca e ligjit do të godasë mbi këdo
Lajmifundit
/
8 Dhjetor 2023, 19:41
Politikë
Pas arrestimit të Gëzim Çelës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet drejtësisë.
Përgëzoj Policinë e Shtetit, e cila në bashkëpunim me një agjenci të rëndësishme partnere dhe me strukturat ligjzbatuese të Republikës së Kosovës kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Gëzim Çela, një person i dënuar dhe i kërkuar prej shumë kohësh nga drejtësia në Shqipëri”, shkruan Balla.