Argita paguan mijëra euro për shpenzimet shëndetësore e gjyqësore, Berisha zbulon porosinë që i dha të bijës

Politikë

Argita paguan mijëra euro për shpenzimet shëndetësore e

Sali Berisha ka folur për dosjen e SPAK, ku ai u mor i pandehur për çështjen “Partizani”. Në një konferencë me gazetarët, kreu i PD sqaroi se shpenzimet që Argita dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë për të, për shëndetin dhe për gjyqet janë të gjitha nga kursimet e tij, që siç shprehet i ka të deklaruara.

Berisha tha se i kishte dhënë porosi vajzës së tij që shpenzimet ti bënte nga kursimet, por ajo nuk e ka zbatuar duke i përballuar me paratë e saj, që i ka të deklaruara.


“Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi”, tha ish kryeministri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pyetje: Do ndalesha tek një pjesë ku është ngritur pretendimi se vajza dhe dhëndri juaj kanë përballuar shpenzimet tuaja 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga 2014-2024, shpenzime këto të deklaruara duke paguar shpenzimet ligjore për shpalljen non grata, shpenzimet shëndetësore por edhe pushimet në një rast. Keni një koment për këtë

Berisha: Sali Berisha ka kursimet e veta të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILKPDI, nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, me to merret vajza Argita Malltezi.


Ajo ka marrë vetëm një porosi nga unë: Këto shpenzime do t’i marrësh nga kursimet e mia, ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi, por ka gjykuar që këto shpenzime ti përballojë me shpenzimet e saj dhe unë i jam mirënjohëse.

Ne jemi në familje me solidaritet të madh. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem me fëmijët e mi.

Sa i takon pagesat për avokatët ato janë pagesa që janë bërë, por që duhet të kuptoni që janë hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes non grata nga lobimi korruptiv pranë sekretarit Blinken.

Lidhur me ndonjë transfertë që ka bërë Jamarbër Malltezi me porosi të Argita Malltezit, ata i kanë zgjidhur problemet fill prapa dhe është cdo gjë në këtë kuadër. Pra në mënyrë absolutë nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ata që mendojnë se është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje dhe nuk dinë se cfarë është familja. Argita Malltezi i ka të deklaruara të gjitha në ILKDPI. SKAPi nxjerr transaksionet e 30 viteve më parë kur Abi Malltezi merrej me real estate.

ME TE LEXUARAT